Teater

Shfaqja: “Servantes dhe Dulçinea”, në Teatrin Kombëtar

servantes-dulcinea-tiranaxxlTeatri i Ulqinit do të shfaqë sot, në skenën e Teatrit Kombëtar, veprën e regjisorit Munib Abazi, “Servantes dhe Dulçinea”, e shkruar nga Mustafa Canka.

Vepra tregon një histori të gërshetuar midis traditës dhe modernes në bedenat e Kalasë së Ulqinit. E bazuar në legjendën e famshme të krijuesit të “Don Kishoti”, Servantesit, i cili zihet rob nga Kapidani i Ulqinit atëbotë Arnaut Mami. Servantesi ose siç e quajnë në Ulqin, Serveti, ambientohet lehtë dhe fillon të zërë miqësi me vendasit. Ai këndon spanjisht dhe me zërin e tij arrin që të takojë Ulqinaken e Bukur apo siç e quan ai – Dulçinean. Dashuria e tyre, edhe pse e sinqertë dhe e pastër, has në pengesa për shkak të robërisë së Servetit por përkundër asaj, arrin të triumfojë dallimet fetare dhe klasore

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button