Politika

SHISH: Të pavërteta akuzat për përgjime të paligjshme, veprojmë në përputhje me ligjin

visho-ajazi-lika1-469x350Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) i konsideroi sot ‘të pavërteta dhe denigruese’ informacionet e publikuara së fundi në media për përgjime të paligjshme ndaj personave juridikë të profileve të ndryshme.
Në një deklaratë për shtyp të drejtorit të SHISH, Visho Ajazi Lika, thuhet se sërish SHISH është vënë në shënjestër të goditjeve të mediave të ndryshme, përmes deklarimit të të pavërtetave lidhur me aktivitetin e tij ligjor.
“SHISH ka vepruar, vepron dhe do të veprojë gjithmonë vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet normative që rregullojnë këtë veprimtari. Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër”, citohet deklarata e Kreut të SHISH.
Sipas tij, personat që servirin këto lloj informacionesh në media, kanë qëllimin e mbrapshtë ta denigrojë këtë agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare dhe ta shkurajojnë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë.
Në deklaratën e tij, drejtori i SHISH e siguron publikun shqiptar se veprimtaria e këtij institucioni në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare në këta dy vjet, është vlerësuar mjaft pozitivisht si nga shtetit shqiptar, ashtu dhe nga shërbimet partnere strategjike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button