Sporti

Shkëlqim Muça prezantohet si trajner i Tiranës

Shkëlqim Muça, trajneri i ri i Tiranës, është prezantuar këtë të premte në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Ky është një rikthim për Muçën tek bardheblutë dhe, sipas presidentit Refik Halili, bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare.

55-vjeçari, një ikonë e skuadrës së Tiranës, e ka pritur mjaft i emocionuar këtë vendim, ku ka premtuar se shumë shpejt do të punojë e do të japë maksimumin për të ngjitur sa më lart emrin e kryeqytetasve.

Saui përket lojtarëve që do të afrohen apo largohen, Muça nuk ka bërë asnjë koment, duke theksuar se është ende shpejt dhe për këtë do të flasë në ditët në vazhdim.

Për herë të fundit, Shkëlqim Muça ka qenë tek skuadra e Tiranës në sezonin 2006-2007. Si lojtar, ai ka luajtur për fanellën bardheblu për 11 vjet, kohë në të cilën ka fituar 7 tituj kampion, ndërsa si trajner mban 4 tituj kampion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button