Kronika

Shkodër, gjendet trupi i 14-vjeçarit që u mbyt në Bunë

Trupi i pajetë i 14-vjeçarit me iniciale A.K. nga Shkodra, i mbytur katër ditë më parë në lumin Buna, është gjetur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Daragjat të Dajçit, pranë rrjedhës së lumit Buna.

Trupi i viktimës është vënë re nga peshkatarët e zonës që kanë lajmëruar menjëherë policinë. 14 vjeçari është mbytur aksidentalisht në rrjedhën e lumit Buna në kohën që ai po lahej me një grup shokësh.

Pavarësisht shumë kërkimeve të bëra nga policia dhe polumbarët, trupi i 14-vjeçarit është gjetur katër ditë pas ngjarjes, vetëm kur trupi ka dalë në sipërfaqe të ujit.

Grupi hetimor e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale, e shkaktuar nga pakujdesia e viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button