Libri

“Shkrimtarët e shekullit”, Rudina Xhunga promovon librin në Tetovë

11111-350x184Vijojnë festimet për shënimin e festave të nëntorit dhe si  pjesë e axhendës së manifestimit “Tetova Feston Nëntorin”, do të jetë edhe promovimi i librit “Shkrimtarët e shekullit” nga autorja Rudina Xhunga, promovim ky i cili do të zhvillohet sot në orë 19:00 në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore Tetovë.

Ky libër vjen si një përmbledhje e vyer e disa prej intervistave më të rëndësishme që autorja u ka bërë disa prej shkrimtarëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj.

Është një libër që mbetet si një rrëfim jetësh, ëndrrash, pasionesh, si një rrëfim botësh të cilat mund t’i mbartin dhe t’i posedojnë vetëm shkrimtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button