Amerika

Shpërthim në një ndërtesë në Nju Jork, të paktën 16 të plagosur

Një ndërtesë është shembur dhe një tjetër është përfshirë nga flakët në Nju Jork, pas një shpërthimi.

ndertesa2Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bëjnë të ditur se të paktën 16 persona janë plagosur, nga të cilët 4 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Flakë të mëdha shpërthyen jashtë një ndërtese 5-katëshe pas një shpërthimi, i cili nga të dhënat e para dyshohet të ketë ndodhur nga një rrjedhje gazi. BBC raporton se të paktën 250 forca zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe punuan për shuarjen e flakëve.

Një dëshmitar tha se, pasi dëgjoi shpërthimin ishte afruar aty pranë dhe kishte parë të paktën 6 persona të plagosur. Ai shtoi se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, sa xhamat e ndërtesës përfunduan në anën tjetër të rrugës.

Në një video të hedhur në “Youtube” duket një ndërtesë e shembur pjesërisht dhe zjarrfikësit që mundohen të shuajnë zjarrin.

Një pjesë e banorëve të zonës, në lindje të Manhatanit, pranë Universitetit të Nju Jorkut, u evakuuan.

Zyrtarët thanë se ekziston frika që edhe ndërtesa tjetër mund të shembet dhe ende nuk dihet nëse ka persona të bllokuar në të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button