roze

Si reagoi Edi Rama kur kuptoi se do të bëhej baba? (Video)

si-reagoi-edi-rama-kur-kuptoi-se-do-t-euml-b-euml-hej-baba-video_hdBashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda, deklaroi në një intervistë për shtypin se si u prit lajmi mbi shtatzëninë e saj. Linda tha se lajmi për pritjen e një fëmije, e bëri çiftin shumë të lumtur pasi gjithmonë ka qenë dëshira e tyre për të pasur një fëmijë.

Ajo përshkroi gjithë emocion momentin e parë kur mësoi se do të bëhej nënë, dhe kur vuri në dijeni bashkëshortin e saj, i cili u gëzua tej mase.

“Në fillim e mora vesh unë e para, sepse shkova të diagnostikohesha, sepse që në momentet e para e kuptova që nuk ishte diçka e zakonshme. Pa menduar që kishte ndodhur kjo gjë. Thellë brenda vetes time dhe e mendoja, por kisha shumë frikë ta mendoja sepse kisha frikë se do zhgënjehesha. E pashë gjithmonë thjeshtë për të bërë një konsultë me mjekun. Isha unë që e mora vesh e para, por nuk e ndava me Edin sepse nuk isha në gjendje. Në momentin e parë që ishim bashkë në shtëpi, ia thashë me shumë kujdes. Sepse e ndjeja që ishte një lajm i madh. Do ta kujtoj gjithë jetën time kur e ndava lajmin me Edin, sepse Edi u hutua dhe bëri një veprim siç bëjnë sportistët kur bëjnë 3 pikëshin në koshin e basketbollit, më pëlqeu shumë”, tha Linda.

Linda tregoi se çifti ka preferuar që të mos e dijë gjininë e fëmijës, duke e lënë një surprizë për në fund.

Mesa duket, çifti Rama është nostalgjik për vitet para ’90-ës, kohë kur gjinia e fëmijës mbetej një surprizë e bukur për në fund:

“Nuk e dimë gjininë. Po të ishte e mundur të kuptohej që në fillim nëse fëmija ishte vajzë apo djalë, mund ta kishim parë. Zakonisht nuk identifikohet që në momentin e parë që merret vesh si lajm. Edi ka qenë ai që e përcaktoi këtë vullnet, mua më pëlqeu dhe ju bashkova. Mbase dhe për arsyen që ka shumë gjëra që para ’90 që na pëlqejnë. Edhe kjo është nga gjërat e bukura, kur fëmija lindte, ishte një surprizë e shtuar për të ditur nëse është djalë apo vajzë”, u shpreh Linda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button