Kronika

Siguria rrugore, ambasadorja e BE, Vlahutin: Në Shqipëri nuk respektohet asnjë rregull

Në një takim për sigurinë rrugore në Durrës, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se ka një dyfishim të viktimave nga aksidentet krahasuar me ngjarjet kriminale. Ndërkohë Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka theksuar se në Shqipëri nuk respektohet jeta në rrugë, po ashtu as rregullat e qarkullimit.

vlahutinI pyetur pas aktivitetit ku merrte pjesë, për çështjen “Doshi”, Tahiri nuk ka pranuar të komentojë.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Policia e vetme nuk e ndërton dot sigurinë rrugore pa bashkëpunimin e komunitetit.

Ndërkaq ambasadorja Vlahutin evidentoi faktin se në Shqipëri ndodhin 2 herë më shumë aksidente rrugore se në vendet e BE.

“Në Shqipëri nuk respektohet jeta në rrugë. Këtu nuk respektohet asnjë rregull, as nga shoferët e sa nga këmbësorët. Këtu nuk ka vija të bardha për të kaluar këmbësorët, por edhe aty ku ka, këmbësorët nuk shikojnë nëse po vjen apo jo makinë. Mjetet ndalojnë në mes të rrugës, pa asnjë shkak. Ky problem gjen zgjidhje nëpërmjet edukimit të të rinjve me rregullat e qarkullimit rrugor, dhe bashkëpunimit të qytetarëve shoferëve këmbësorëve me policinë e qarkullimit rrugor”, tha Vlahutin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button