Kronika

Skandal, kabuj tensioni me rrymë nën ujrat e Ksamilit ( Video)

ksamilTë hysh të lahesh në një prej plazheve më të bukur të Shqipërisë dhe tëv rrezikosh jetën për shkak të veprimeve të qëllimshme të njeriut, është tragjike. Por ky në Ksamil është një skandal i vërtetë. Kabllo elektrike të vendosura nga dora e njeriut nënujë që shihen me sy të lirë nga pushuesit që notojnë në ujrat e kristalta janë pamje në këtë video që ju paraqesim si më poshtë.

Kabllot janë të vendosura nën ujë, në pjesën ku bëjnë plazh pushuesit, që nuk janë të pakët edhe ata nga Kosova. Njëri prej tyre ka publikuar në facebook një video ku ka incizuar këto kabllo të tensionit elektri, kabllo trefazore. Tjetër cështje është ajo, nëse kabujt janë vendosur me leje apo pa leje? Nëse bizneset aty vjedhin energji elektrike dhe kanë gjetur këtë mënyrë për të marrë elektricitetin dhe më e tmerrshmja do të ishte sikur organet kompetente të kishin lejuar me leje të posacme vërtet këto kabllo të vendoseshin në këtë mënyrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button