Sporti

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin direkt në Euro 2016

GaniuUEFA ka publikuar listën e kombëtareve që deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Euro 2016.

Shqipëria është një nga skuadrat e kualifikuara për kampionatin evropian Franca 2016, pasi sot mposhti Armeninë me rezultat prej 0-3 në Yerevan, transmeton Koha.net.

Këto janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Euro 2016: Franca (nikoqire e kampionatit), Shqipëria, Islanda, Republika Çeke, Belgjika, Uellsi, Spanja, Gjermania, Polonia, Anglia, Zvicra, Irlanda Veriore, Rumania, Austria, Italia dhe Portugalia.

Kurse direkt nga vendi i tretë është e mundur të kualifikohet Hungaria, si ekipi më i mirë nga vendet e treta të të gjitha grupeve.

Deri më tani play-offin e kanë siguruar: Irlanda dhe Danimarka (edhe gjashtë ekipe të tjera do të shtohen pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button