Teknologji

Skype Qik, aplikacioni më i ri për shkëmbimin e video-mesazheve

skype-qik-aplikacioni-m-euml-i-ri-p-euml-r-shk-euml-mbimin-e-video-mesazheve_hdSkype e ka lansuar një shërbim të ri për shkëmbimin e video mesazheve mes përdoruesve, të cilin e ka quajtur Skype Qik, ndërsa aplikacioni është i dizajnuar për dërgimin e mesazheve të shkurta me video tek miqtë tuaj.

Në një video të dedikuar për shërbimin Skype e ka sqaruar se si funksionon aplikacioni i Skype Qik, ndërsa thuhet se mesazhet mund të dërgohen tek çdo shok i juaji në shërbim, apo tek secili mik në listën tuaj të kontakteve.

Skype Qik është një aplikacion i ri për dërgimin e video mesazheve, i cili përdoruesve të saj ua jep një mënyrë krejtësisht të lehtë për ta kapur momentin, dhe për ti ndarë të qeshurat me miqtë tuaj individualisht, ose në grup, thuhet në njoftimin e Skype.

Skype Qik është në dispozicion për shkarkim në këtë link, dhe vjen pa pagesë për Android, iOS dhe Microsoft Windows Phone

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button