Teknologji

Smartphone në formë zemre

Një ide origjinale për gjithë romantikët të cilët nuk heqin dot dorë nga teknologjia. Nga Japonia vjen kjo risi, ku bëhet fjalë për një celular që mbështetet në anën estetike, me një formë të paparë më parë, si zemër.

zemerKy smartphone i cili u dedikohet romantikëve ose atyre personave që janë të dashuruar pas telefonave, do të lançohet në muajin maj nga Ymobile.

Pajisja celulare quhet Heart 401AM dhe përbëhet nga dy pjesë që rrotullohen. Gjatë kohës që përdoret ka pamjen e një telefoni, ndërsa kur qëndron në gjendje normale ka formën e një zemre.

Çmimi për këtë aparat është 12 600 yen ose 92 euro. Pavarësisht pamjes, ky telefon ka vetëm funksionet bazë, pasi nuk ka ngjyra as kamerë dhe as Bluetooth. Një tjetër karaktersitikë e veçantë është pesha e tij prej 54 gramësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button