Kronika

Spartak Braho: Ja e vërteta e vizitës sime te spitali ku është Frroku

Deputeti i LSI-së dhe njëherësh kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho shprehet se vizita e tij në spitalin ku është shtruar edhe deputeti Mark Frroku, lidhet vetëm për arsye shëndetësore.

“Ndonëse as nuk ia vlen të merresh me sqarimin e këtij dyshimi që hedh në eter kova e ndryshkur propagandistike për të bërë gjoja “lajm”, prania ime në këtë spital ishte tërësisht për arsye shëndetësore, e planifikuar dhe e dokumentuar ditë më parë ku kontaktova mjekun përkatës të laboratorit në katin e parë.

Kanë rast ‘investiguesit seriozë’ të shkojnë të kontrollojnë kamerat e sigurisë së spitalit të cilat regjistrojnë çdo gjë, policët përkatës në shërbim dhe të zbulojnë lajmin e saktë, që s’është lajm fare. Është e vërtetë se praninë e Frrokut në atë spital e kam marr vesh vetëm kur dola nga ambientet e spitalit dhe për çudinë time pashë që disa kamera televizive po më filmonin. Nuk iu dhashë rëndësi pasi bashkëshoqëruesi më sqaroi se prania e tyre lidhej me faktin se në ambientet e kateve të sipërme të spitalit ndodhej i shtruar Mark Frroku.

Me kaq lidhej qenia ime dhe lajmi i saktë zotërinj drejtues, pronar, gazetar të disa mediave që fabrikuat lajm kot. Kini kujdes mos i kriminalizoni televizionet shqiptare dhe veten e tuaj. Ky sugjerim s’ka të bëjë me korrigjimin e bindjeve tuaja, por me etikën, korrektesën dhe profesionalizmin shpeshherë të munguar”, sqaron deputeti Braho.

Related Articles

Nje koment

  1. zoteria  braho  eshte aq  i  vjeter  ne politike  o drejtesi, sa   viruset  e dredhive komuniste i ka  ne c’do qelize,ky  eshte  jashte  kohes,  te filloje pensionin qe edhe ate, s’e meriton  me  c’fare fsheh qenia e tij  ,  me demek    si   jurist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button