Teknologji

Tani, mund ta përdorni WhatsApp-in nga kompjuteri juaj personal

Aplikacioni më i famshëm për dërgimin e mesazheve mobile WhatsApp, i blerë nga Facebook vitin e kaluar për afro 22 miliard dollarë, ka prezantuar një shërbim të ri për dërgimin e mesazheve edhe nga shfletuesi i kompjuterit personal.

tani-p-euml-rdoreni-whatsapp-nga-kompjuteri-juaj-personal_hdWhatsApp, i cili ka deklaruar se ka mbi 500 milionë përdorues, tha se shërbimi i saj në internet do të jetë një “pasqyrë” dhe do të kërkojë një telefon të lidhur me internet për të punuar.

“Klienti ynë në ueb është thjesht një zgjerim i aplikaiconit që ju e keni në telefonin tuaj: shfaqja nga shfletuesi pasqyron bisedat dhe mesazhet nga pajisja juaj mobile – kjo do të thotë se të gjitha mesazhet tuaja ende jetojnë në telefonin tuaj,” tha WhatsApp në një postim në blogun e saj zyrtar.

Shërbimi i ri i mesazheve aktualisht punon vetëm me shfletuesin Google Chrome dhe nuk do të jetë në dispozicion për përdoruesit e iPhone “për shkak të kufizimeve të platformës së Apple,” thuhet sipas WhatsApp.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button