Ekonomia

Tatimi mbi të ardhurat personale 3.997 milionë lekë ose 11%

Te ardhuratTë ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) në Shqipëri llogariten 3.997 milionë lekë gjatë periudhës janar-shkurt të vitit 2015. Sipas treguesve fiskale paraprak të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP janë realizuar në masën 11 % të planifikimit vjetor. Për vitin 2015, financat planifikojne të mbledhin 35.317 milionë lekë të ardhura.

Të ardhurat e mbledhura gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2015 rezultojnë më të ulëta krahasuar me 2-mujorin e vitit 2014. Referuar statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP gjatë periudhës janar-shkurt 2014 llogariten 4.576 milionë lekë.

Të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe: TAP mbi të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga interesat bankare; TAP nga dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash. Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore, në rreth 60%, sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale (TAP).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button