roze

Të gjithë sytë tek Irina!

irinapremiera9Modelja ruse 28-vjeçare dukej e mrekullueshme në premierën e filmit “Herkuli”. Irina Shayk, përveç botës së modës, tashmë pritet t’i përkushtohet edhe kinematografisë. Ajo u shfaq me një stil spektakolar në premierën e “Herkulit”, në Hollywood, të mërkurën në mbrëmje.

Modelja, në një intervistë për “Mail Online”, tha se ishte e nderuar që luante përkrah Dwayne Johnson, “The Rock”. E dashura e yllit të futbollit, Ronaldo, luan rolin e bashkëshortes së Herkulit.

“Nuk kam ëndërruar kurrë, që të luaj në një film të rëndësishëm, por ndodhi. Dhe jam shumë e lumtur, që përkrah meje kisha një burrë aq të fortë si “The Rock”, në rolin tim të parë në kinematografi. Ishte si një ëndërr e bërë realitet. Është mitologji greke dhe emri im është grek. Irina është emër grek dhe kjo është thjesht çështje fati”, tha modelja ruse.

Regjisori i filmit është Brett Ratner dhe është bazuar në novelën grafike të Steve Moore, “Herkuli, Lufta Trake”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button