Bota

Të paktën 24 të vdekur nga zjarri në një minierë

Një incident ka bërë të paktën 24 të vdekur në një minierë karboni në veri lindje të Kinës, një aksident që konfiron edhe një herë rrezikun ekstrem të minierave kineze, njoftoi agjencia zyrtare “Hsinhua”.

ee923Zjarri, që u përhap në një minierë të provincës së Liaoningut, ka bërë gjithashtu edhe 52 të plagosur, theksoi agjencia kineze, duke cituar kompaninë shtetërore që menaxhon këtë minierë, “Fuxin Coal Corporation”.

Sipas hetimeve të para, pluhuri i karbonit morri flakë në një zonë që u trondit nga një tërmet i lehtë me magnitdë 1,6 ballë Righter.

Kina, që konsumon gjysmën e karbonit të prodhuar në planet, ka një sektor minierash me reputacion shumë të keq për shkak të neglizhencës në çështjet e sigurisë, nga korrupsioni si dhe nga prioriteti që i është dhënë performancës.

Vitin e kaluar, Kina regjistroi të paktën 589 aksidente që kanë të bëjnë me aktivitetin e minierave, ku vdiqën 1 049 perosna, sipas shifrave të qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button