Te ndryshme

Të rinjtë e pasur të Teheranit

femijetteheranFemra me bikini në pishina, makina, ora dhe sende të tjera të firmave më të shtrenjta në botë. Në pamje të parë fotot duken si të shkrepura në Los Anxheles apo në qytetet e tjera të Perëndimit të shndërruara në magnet për miliarderët.

Por jo. Në Instagram, nën shembullin e “Rich Kids of Instagram” (shqip. Të Rinjtë e Pasur të Instagramit) po përhapet me shpejtësi “Rich Kids of Tehran” (shqip. Të Rinjtë e Pasur të Teheranit).

Në profil janë postuar dhjetra-qindra foto nga jeta e të rinjëve të kamur të kryeqytetit iranian. Makina të shtrenjta, ora të shtrenjta, varëse e bizhu të tjera me vlera qindra-mijëra dollarë. Nuk mungojnë as imazhet nga jeta në lokalet e natës, vajza “që thyejnë kodin e veshjes”, më keq akoma; dalin me bikini nëpër pishinat private dhe më pas i hedhin në rrjet, pa u trembur se mund të ndëshkohen.

Ligji iranian është i ashpër sa i përket veshjes për femrat, megjithatë për njohësit e Iranit, fëmijët që kanë postuar këto foto janë bijtë dhe bijat e njerëzve të konsideruar “të paprekshëm” në Republikën Islamike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button