Kronika

Televizioni kurd: Lavrdim Muhaxheri ka vdekur?

Njoftimet e fundit nga televizioni kurd KNNC, lajm të cilin e transmeton kosovalbaner.com thuhet se është konfirmuar vrasja e Lavdim Muhaxheri dhe trupi i tij është paraqitur në ekranet e këtij televizioni. Express nuk ka arritur ta konfirmoi këtë lajm

muhaxheri

Televizioni kurd KNNC në një njoftim të para disa çasteve ka thënë se Lavrdim Muhaxheri është vrarë.

Sipas këtij televizioni, lajmin e të cilit e transmeton kosovalbaner.com, Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat Mbrojtëse Kurde.

Por, në google dhe në vet faqen e televizionit KNNC, version i shkruar, nuk ka ndonjë konfirmim për vrasjen ose jo të Muhaxherit.

Sipas portalit kosovalbaner.com, trupi i vdekur i terroristit Muhaxheri është publikuar i vdekur në kanalin e KNNC-së.

Po ashtu, një zëdhënës i luftëtarëve kurd thuhet të këtë thënë se të gjithë terroristet pritet të kenë fatin e njëjtë.

Express nuk ka arritur ta konfirmoi këtë lajm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button