Kosova

Thaçi takon Mogherinin

Ministri i Punëve të Jashtë Hashim Thaçi ka takuar sot Zyrtaren e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ku kanë biseduar për procesin e integrimit europian të Kosovës.

tha-ccedil-i-takon-mogherinin_hdAi, përmes një postimi në në Facebook, ka pohuar se e ka njoftuar Mogherini-n për arritjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

“Sapo përfundova takimin zyrtar me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian Mogherini, së bashku me Ministrin e Integrimeve Bekim Çollaku dhe ekipin tim. Me znj Mogherinj patëm bisedë të ngrohtë dhe të thellë për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe BE-së. Nënshkrimi i MSA, liberalizimi i vizave, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe reformat ekonomike dhe politike. Znj Mogherini është e dedikuar për suksesin e Kosovës dhe Ballkanit në rrugëtimin evropian ndërsa unë e sigurova se do të përfundojmë obligimet tona karshi partnerëve në BE. Ritheksova se Kosovën e presin shumë sfida por institucionet e Kosovës janë të gatshme të përballohen me to, duke avancuar statusin ndërkombëtar të republikës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button