Kosova

Thaçi: T’i lëmë interesat personale para atyre shtetërore

thaciPas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e kryeparlamentarit, kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të gjitha partitë politike duhet të punojnë që të implementohet rezultati i zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.

Thaçi, më tutje përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se secili lider dhe parti politike duhet të ngrihet mbi interesat personale.

“Tani le të punojmë bashkarisht për të implementuar rezultatin e zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit. PDK si fituese e këtyre zgjedhjeve do të punojë me vullnetin gjeneroz dhe frymën mirëkuptuese me spektrin politik kosovar. Sot është momenti që secili lider dhe secila parti të ngrihet mbi interesat e ngushta në interes të shtetit dhe gjithë shoqërisë. Të ndërtojmë pa humbur kohë institucione të qëndrueshme me bazë sa më të gjerë. Publikimi i vendimit të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar qartë se si duhet të vijojë procesi i ndërtimit të institucioneve në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së PDK-së në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kishte marrë vendim se lideri i LDK-së, Isa Mustafa ishte zgjedhur në mënyrë joligjore në krye të Kuvendit, pasi që PDK-ja është grupi më i madh parlamentar dhe jo, ai i formuar mes LDK-AAK-Nismas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button