Kronika

Tiranë, “arrest me burg” për Sinanin dhe Metajn; u kapën me 30 kg eksploziv plastik

Tiranë, gjykata vendos “arrest me burg” për Sokol Sinanin dhe Imerli Metajn, të cilët u arrestuan të dielën me 30 kg eksploziv, në kuadër të operacionit “Danger”.

Pas një muaj hetimi, policia arriti të kapte në flagrancë këta dy shtetas me 126 copë eksploziv plastik.

30-vjeçari Sokol Sinani dhe 37-vjeçari Imerli Metaj, të dy banues në Kukës, u arrestuan në momentin kur po tentonin dorëzimin e eksplozivit në formë xhelatine që kishte peshë të përgjithshme 30 kg dhe 45 kapsollave plasëse që shërbenin për plasjen e kësaj lënde.

Policia është duke punuar për kapjen e personit të tretë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, për të cilin është bërë dhe shpallja në kërkim e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button