Kronika

Tiranë, plagosen me armë 2 persona

Tiranë, plagosen me armë 2 persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një lagje periferike të kryeqytetit.

Sipas informacioneve policore, dy të rinjtë u qëlluan teksa ecnin në rrugën “Pandi Dardha” në lagjen Laprakë. Sipas burimeve, të shtënat ndaj tyre erdhën nga një makinë në lëvizje, në bordin e të cilës udhëtonin disa persona.

Të lënduarit u shoqëruan për në spital nga forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje, të cilat pritën rekuperimin e tyre për t’i marrë në pyetje.

Pikërisht kjo ka shërbyer në zbardhjen e motiveve të ngjarjes, që ka qenë pasojë e një grindjeje mes personave në fjalë në një klub nate, si dhe në identifikimin e autorëve të këtij veprimi pak orë më vonë. Burimet policore i kanë identifikuar autorët e të shtënave me inicialet A.B dhe E.B, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Agresionet me armë zjarri ndaj personit nuk kanë qenë të pakta në ditët e fundit. Mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Fierit një 49-vjeçar u sulmua kur një person ende i paidentifikuar hyri në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” dhe hapi zjarr.

Sipas informacioneve të policisë lokale, një plumb përshkoi fytyrën e 49-vjeçarit Jorgaq Kume, duke i shkaktuar dëmtime serioze, ndërsa një tjetër e preku atë në shpatull.

Sipas burimeve, në kohën e sulmit Kume ndodhej i vetëm në lokal. Të afërmit e gjetën atë të mbuluar me gjak dhe e dërguan menjëherë në spital.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e kryeqytetit për ndihmë të specializuar mjekesore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button