Sporti

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, do të qëndrojë deri në Euro 2016

Loachim-Low-11Trajneri i ekipit te Gjermanise, kampion i botes, Joachim Löw, beri te ditur te merkuren se do te qendroje ne kete post deri ne Euro-2016, ashtu siç e ka edhe kontrata.
“Une nuk kam menduar per t’u larguar”, theksoi Löw, 54 vjeç, ne nje interviste publikuar nga Federata Gjermane (DFB). Trajneri kishte zgjatur kontraten ne tetorin e kaluar deri ne 2016.
Por, pas titullit te fituar ne Brazil, Löw kishte refuzuar t’i pergjigjej gazetareve lidhur me te ardhen e tij ne krye te ekipit perfaqesues, duke perhapur spekulime lidhur me nje largim te mundshem te tij.
Löw theksoi se do te drejtoje ekipin gjerman gjate Euro-2016, nje kompeticion qe i mungon ne trofete e tij e qe do te diskutohet ne France.
Löw eshte ne krye te ekipit perfaqesues te Gjermanise qe nga korriku i 2006

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button