Kosova

Traktati i Paqes, si projekt final

traktati-i-paqes-si-projekt-final_hdKosova është përfaqësuar me delegacionin më të lartë shtetëror ndonjëherë në Serbi, në Konferencën e Ministrave të Jashtëm dhe për Ekonomi të Ballkanit Perëndimor, që është edhe vazhdimësi e iniciativës në Berlin dhe Dubrovnik.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij ka thënë se prania e Kosovës në konferencën e këtij niveli në Serbi flet për të arriturat e rajonit dhe transformimin e marrëdhënieve që kanë ndodhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas fillimit të dialogut.

Sipas tij, janë tri faza nëpër të cilat raportet e Kosovës me Serbinë do të kalojnë duke përmendur fillimin e dialogut në vitin 2011, fazën aktuale si të ndërmjetme duke vendosur komunikim të drejtpërdrejt dhe që do të duhej të përfundojë me Traktatin e Miqësisë.

“Nuk mund ta shmang rëndësinë dhe peshën që ka prania jonë në Serbi, veçmas e një ministri të jashtëm në këtë format dhe përfaqësim. Nëse ka diçka që e shpjegon për të mirë ndryshimin në rajon është dialogu me Serbinë dhe të arriturat ndërmjet dy vendeve. Konsideroj se tani po hyjmë në një fazë të re të komunikimit të drejtpërdrejt të përafrimit që në diplomaci njihet edhe si “Rapprochement”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button