Rajoni

Tronditet Serbia, Putini pranon pasaportën e Kosovës

Vendimi që Rusia të lëshojë viza për shtetasit me pasaporta kosovare ka tronditur Serbinë, sipas agjencisë së lajmeve INA.

Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e ditës së sotme ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmi, transmeton Indeksonline.

”Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor i “Blic”-it, ndërkohë që në mbititull shkruhet: ”Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

”Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska sqaron se me pasaportë të Kosovës tani për tani mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan e përditshmja serbe ”Blic”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq fajësoi për këtë çështje Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe jo rusët, sipas agjencisë së lajmeve INA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button