Bota

Trupat ruse ndërhyjnë në luftimet në lindje

ee324-622x350 Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, akuzoi sot Rusinë se ëahtë implikuar drejt për së drejti në përplasjet mes rebelëve prorusë dhe forcave qeveritare në lindje të vendit.

“Një numër shumë i lartë i trupave ruse ka ndërhyrë drejt për së drejti në luftimet në territorin ukrainas”, shkruan Pyatt në llogarinë e tij në “Twitter” duke shtuar se Moska tashmë është implikuar drejt për drejt në këtë konflikt dhe ka dërguar sistemin e saj më të fundit mbrojtës antiajror, që është “Pantsir-S” në lundje të vendit.

Ukraina i kërkoi dje ndihmë NATO-s ndërkohë që separatistët prorusë rifilluan sulmet në lindje ndërsa ushtria njfoton se tanke me prejardhje nga Rusia janë shfaqur në disa zona luftimi.

Ushtria ukrainase njoftoi për avancimin e një kolone me 100 mjete mes të cilave edhe tanke, autoblinde dhe raketahedhëse të tipit Grad të ardhura nga Rusia në një zonë në jug të Donetskut

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button