Ekonomia

Turizmi në zonat e mbrojtura, kërkohet krijimi i një database

Zhvillimi i turizmit në zonat e mbrojtura ka qënë objekt i një konference kombëtare në qytetin e Korçës. Qëllimi i kësaj konference sipas Zamir Dedei, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, është zhvillimi i turizmit përgjatë gjithë vitit me bazë natyrën, një mundësi kjo për t’u zbatuar tashmë në realitet.

Shqipëria sipas tij ka vende të bukura, por një pjesë e tyre të panjohura për turistët vendas dhe të huaj. Për këtë Dedei ka kërkuar mbështetje për infrastrukturën turistike në zonat e mbrojtura të vendit. Për t’i bërë sa më të njohura zonat e mbrojtura të vendit, Dedei ka bërë me dije dhe nevojën për krijimin e një faqe dixhitale në mënyrë që të huajt të kenë më tepër mundësi për t’u njohur me këto zona.

“Duam një turizëm në zonat e mbrojtura që të jetë i gjatë 360 ditë, ku dhe qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj të gjejnë mundësitë për të vizituar vlerat natyrore dhe bukuritë që kemi. Ka një trend pozitiv për këtë punë, kryesisht e lidhur me zonat e Alpeve, në Theth dhe Valbonë, dhe turizmin lagunar të zogjve, që është sot në Lagunën e Karavastasë. Kemi vizitorë të shumtë në parqet kombëtare po jemi akoma larg një turizmi të organizuar, ku turisti gjen informacione”, thotë Zamir Dedei.

Konferenca ka pasur në fokus zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor nëpërmjet mbrojtjes së resurseve natyrore dhe mbështetjen e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.

Related Articles

Nje koment

  1. TURIZMI ..HA HA HA NUK E SHIKONI SI E KENI BERE BREGDETIN ….. ME PALLATE RRUGET JANE ME BALTE … ASNJE PARK PER FEMIJET … PISELLIQE ….SI KUJTONI JU SE TURISTAT DUAN TE BEJNE PLAZHE NE PLEHRA ….NE CEP TE PALLATII APO HOTELIT ……SHIKONI KROACINE SI ESHTE PASTAJ FLISNI PER TURIZEM … BIZNESET E KORRUPTUAR E SHKATERRUAN VENDIN …. ..ME VJEN TURP KUR SHIKOJ CBEHET NE SHQIPERI …HE CBEHET NE KROACIE …. ATJE KA MILIONA TURISTA ..DHE TEK NE MIJERA ..JA NDRYSHIMI ..LERINI VENDET TE QETA SIC JANE PA NDERTIME …SE ETE GJE DUAN TURISTAT …NUK DO TE BEJNE MIL K M PER TE NGJUROSUR ME PLUHURAT E SHQIPERISE …. BERISHA RAMA JANE TE KORRUPTUAR ..SE ATO SMENDOJNE PER SHQIPERINE POR PER VETEN E TYRE ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button