Rajoni

Turqi, fundoset anija që transportonte emigrantë, shpëtohen tre persona

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë tre vjeç, u shpëtuan pas fundosjes së një anije që transportonte emigrantë të paligjshëm në provincën jugperëndimore të Turqisë, në Mugla.

Sipas raportimeve fillestare, anija ishte në lundrim për në ishullin grek Kos, i cili nga brigjet turke ndodhet 3,2 kilometra, ndërsa është përmbysur pranë qytetit Bodrum në detin Egje.

Zyrtarët lokalë turk konfirmuan se emigrantët e shpëtuar janë transportuar në spitalin shtetëror në Bodrum. Akoma nuk është konfirmuar kombësia e emigrantëve, ndërsa vijon operacioni i shpëtimit.

Turqia, ndërkohë është, një zonë transit për shumë emigrantë të cilët në të shumtën e rasteve në mënyrë të paligjshme nëpërmjet territorit të saj, përpiqen për të arritur në tokën evropiane.

Sipas raporteve të fundit, ekipet turke në 2015 gjatë operacioneve në Detin Egje, në 60 incidente shpëtuan 1.497 emigrantë. Në kuadër të kësaj, kanë arrestuar gjashtë persona për trafikim me njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button