Bota

Tusk paralajmëron kundër rreziqeve të një lufte, jo vetëm në lindje të Ukrainës

Donald-Tusk-446x350Kryeministri polak, Donald Tusk paralajmëroi kundër rreziqeve të një lufte, jo vetëm në lindje të Ukrainës në një fjalim të mbajtur sot në mëngjes gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të agresionit gjerman nazist kundër Polonisë që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore.

”Gjatë samitit të NATO-s që do të mbahet këtë javë, drejtuesit e vendeve anëtare do të reflektojnë së bashku për një politikë të re që do të ketë si objektiv kryesor sigurinë dhe efikasitetin e veprimeve të komunitetit tonë perëndimor përballë kërcënimit për një luftë, jo vetëm në lindje të Ukrainës”, theksoi Tusk.
“Është koha për të ndaluar ata, për të cilët dhuna, forca, agresioni bëhen edhe një herë arsenal i një veprimi politik”, nënvizoi Tusk, zgjedhur të shtunën e kaluar në presidencën e Këshillit Evropian në vend të belgut, Herman van Rompuy.
Tusk kërkoi që solidariteti evropian dhe euroatlantik të marrë një dimension më të gjërë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button