Teknologji

Twitter do të investoj 10 milion dollarë për një laborator që zbulon se si funksionon rrjeti social

twitter-do-t-euml-investoj-10-milion-dollar-euml-p-euml-r-nj-euml-laborator-q-euml-zbulon-se-si-funksionon-rrjeti-social_hdNga shpërndarja e videove dhe mahive, e deri te organizimi i protestave, njerëzit shfrytëzojnë Twitterin për të postuar pothuajse çdo gjë.

Kompania me bazë në Kaliforni, ka ndarë një fond prej 10 milion dollarësh, për një studim që do të bëjë Instituti i Teknologjisë në Masaqusets.

Ekspertët do të mundohen të gjejnë origjinën e ideve dhe mënyrën se si shpërndahet lajmi.

Përpos kësaj, është një ekip i veçantë që do të studiojnë ekskluzivisht origjinën e thashethemeve, të cilat shpërndahen më pas në rrjetin social.

Përmes ‘Laboratorit të Makinës Sociale’ do të bëhet përpjekje në pesë vitet e ardhshme, që të zbulohet se prej nga rrjedhë lajmi dhe sa kanë dëshirë njerëzit të dinë për të.

Hulumtuesit do të marrin për bazë të gjitha postimet që janë bërë deri më tash dhe postimet e ardhshme, që të vinë në përfundim të këtij fenomeni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button