Bota

Ukraina u thotë “ndal” furnizimeve me gaz nga Rusia. Nuk preket tranziti për në BE

Firma shtetërore ukrainase e energjisë, “Naftogaz” ka bërë të ditur se, që nga dita e sotme, 1 korrik, nuk do të blejë më gaz natyror nga Rusia, deri sa të arrihet akordi për kushtet e reja të furnizimit me gaz.

Reagimi i fundit vjen pas një dështimi në bisedimet e zhvilluara në Vjenë, sa i përket planit të çmimeve për tremujorin e ardhshëm, gjithashtu edhe në prag të skadimit të marrëveshjes për “paketën dimërore” aktuale.

Ukraina ka premtuar se vendimi i saj nuk do të ndikojë aspak furnizimet tranzit drejt Europës. Marrëdhëniet në lidhje me çmimin e energjisë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara, që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë, vitin e kaluar, duke detyruar Europën t’i vendosë sanksione Moskës.

Rusia këmbëngul se çmimet janë konkurruese, por bisedimet e ndërmjetësuara nga Komisioni Europian i BE-së nuk priten të fillojnë përpara shtatorit të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button