Ekonomia

Ulja e % së proteinës, industria e miellit mbyll aktivitetin. MB: Sipas standarteve të BE

panaritiTiranë 21 tetor 2014: Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë nisur nga një vendim i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, mbyll aktivitetin. Sipas tyre, ky vendim del në mbrojtje të konkurrencës së pandershme dhe produkteve me cilësi të ulët. Në një njoftim të këtij unioni thuhet se “Udhëzimi i ditës së djeshme i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, për uljen e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, jo vetëm shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, por njëkohësisht përbën një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, kjo pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar”. Unioni e ka quajtur këtë vendim të papritur, të paargumentuar dhe të pakonsultuar me biznesin. Theksojmë se mielli i importuar nga pikat kufitare Morinë dhe Hani i Hotit i ka karakteristikat si më poshtë:
Standardi Importi Prodhimi vendas

w  200-300 134 200-300

hagberg 250 165 250-300

amilografi 350-550 100-270 400-550

Standardi lidhur me proteinën ku është bazuar udhëzimi i dalë nga Ministria i përket Italisë ku konkretisht: 9 për qind (tip 00) përdoret vetëm për ëmbëlsirën. Për bukë masive niveli i proteinës është mbi 12 për qind (tip 1-2).
Standardi për nivelin e përqindjes së proteinës për produktin miell vendoset në mënyrë të pavarur nga çdo shtet duke ju referuar nevojave për proteina dhe mënyrës se si e merr atë konsumatori. Ndërkohë që në vendin tonë proteina merret kryesisht nëpërmjet bukës masive. Në deklaratën e Presidentit të Unionit, Adi Haxhiymeri thuhet se, “Ndihemi të shqetësuar dhe të befasuar nga vendimi dhe njëkohësisht nga mungesa e komunikimit dhe dialogimit. Si rezultat i këtij vendimi i cili del në mbrojtje të konkurrencës së pandershme dhe produkteve me cilësi të ulët, industria e prodhimit të mielli shqiptar deklaron mbylljen e aktivitetit të saj, duke filluar që nesër datë 22.10.2014”.

Reagon MB: Proteina 9% tek mielli, asnjë rrezik për shëndetin

Në reagimin e saj, Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave sqaron se kufiri i poshtëm i proteinës prej 9% në miell është në përputhje me BE. Po sipas MB-së, niveli i proteinës, është i diferencuar për prodhime të ndryshme.  Ministria sqaron më tej se, ndryshimi i përqindjes së proteinës do të rregullohet me akt normativ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button