Sporti

Van Persie: Mund ta mbërrijmë Chelsean

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie thotë se ekipi i tij mund ta arrijë ende Chelsean në krye të tabelës në Premierligë, pasi e barazoi rezultatin në duel me “Blues” në Old Trafford.

van_persie

Sulmuesi holandez ia siguroi ekipit të tij një barazim 1:1 pasi shënoi në minutën e 94-t, që nënkupton se ekipi i Louis van Gaalit mbeti 10 pikë prapa skuadrës së Jose Mourinhos, pas nëntë xhirosh të zhvilluara në kampionatin anglez.

“Natyrisht, ne mund ta zëmë Chelsean. Ka ende rrugë të gjatë deri në fund, janë ende dyert e hapura. Nuk ka kaluar as gjysma e kampionatit”, deklaroi Van Persie për “Sky Sports”.

“Sipas meje, po bëhemi më të mirë çdo ditë. Do të përmirësohemi edhe më shumë”, përfundoi sulmuesi holandez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button