Ekonomia

Veliaj: Largimi i përfituesve abuzivë, sjell zgjerimin e kategorive përfituese

Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-në-forumin-vjetor-të-BB-në-Brazil Të paktën 30 mijë persona që rezultojnë përfitues nga skema e mbështetjes sociale për aftësinë e kufizuar mund të humbasin të drejtën e përfitimit të mëtejshëm financiar, e madje rrezikojnë edhe vënien para drejtësisë.

Kjo deklaratë erdhi nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj në Komsionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Veliaj, duke iu referuar konkluzioneve të Bankës Botërore, njoftoi se largimi i përfituesve abuzivë do të sjellë zgjerimin e kategorive përfituese. Për të evidentuar përfituesit abuzivë, nuk përjashtohet mundësia e ritestimit të të gjithë personave që rezultojnë se janë me aftësi të kufizuara.

Sipas Veliajt, me skemën aktuale janë lënë jashtë mbrojtjes sociale kategori si talasemikët, autikët apo ata që kanë sindromën “down”. Projektligji “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” përcakton parime dhe rregullime të përgjithshme në fushën e përfshirjes dhe aksesueshmërisë së personave me aftësi të kufizuara (PAK), si dhe orienton detyrimet ligjore e institucionale në realizimin e gjithëpërfshirjes dhe integrimit të PAK-ve në zbatim të parimeve të KDPAK-së. Në regjistrat shtetërore, janë të paktën 165 mijë persona që përfitojnë pagesë paaftësie. Nga ky numër, 100 mijë janë persona me aftësi të kufizuara ndërsa 65 mijë janë ndihmës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button