Teknologji

Versioni i ri i Android do të quhet Lollipop?

versioni-i-ri-i-android-do-t-euml-quhet-lollipop_hdGjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Google, Android deri më tani besohej se do të emërtohej vetëm me shkronjën L.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, versionet më të famshme të Android mbajnë emra të ëmblësirave, sikurse ajo e çokolatës së famshme KitKat, Jelly Bean dhe Ice Cream Sandwich.

Dhe tani pritet që Android L do të quhet Android Lollipop, dhe këtë e thotë edhe posteri më i ri i Google për ditëlindjen e saj të 16-të, e cila shfaq një torte të mbuluar me sheqerka.

Edhe pse Google e konsideron shtatorin sikurse muajin e themelimit të kompanisë, tetori i këtij viti pritet të jetë një muaj shumë i zënë për kompaninë Google, pasi që pritet lansimi i Nexus 6 dhe tabletit Nexus 9, pajisje këto që pritet të debutojnë me Android Lollipop.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button