Kosova

Vetëm 83 kompani të huaja janë regjistruar

IBC_Weltkarte-640x388Se Kosova nuk është atraktive për investitorët e huajë dëshmojnë edhe statistikat e regjistrimit të kompanive të huaja në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. Në periudhën janar korrik janë regjistruar vetëm 83 kompani.
Sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) për periudhën janar – korrik 2014 janë regjistruar 83 kompani të huaja, kryesisht nga sektorët: procesim, prodhim, ndërtim, shërbime dhe tregti.

Statistikat tregojnë se në vendin tonë janë regjistruar më shumë kompani nga Shqipëria me 13 kompani në periudhën janar korrik, pastaj janë Gjermania, Maqedonia, Serbia, Zvicra e kështu me radhë.

“Numri i kompanive të huaja është: Shqipëri 13, Austri 2, Bullgari 1, Belize 1, Zvicër, 5, Gjermani 9, Francë1, Britani e Madhe 3, Greqi 2, Kroaci 5, Mal i Zi 1, Maqedoni 8, Holandë 2, Serbi 7, Suedi 1, Slloveni 2, Turqi 11, SHBA 2, Itali 2, Hungari 1, Qipro 1, Kanada 1 dhe Bosnjë dhe Hercegovinë 2”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button