Ekonomia

Vëzhgim në rrugët “e braktisura” të Tiranës, “Përgjysmohet” Tregu Çam

 Cam“Luftë ndaj informalitetit” mbase është fjalia më e dëgjuar ditën e fundit në të gjitha mediat, por edhe mes qytetarëve në qytete të ndryshme. Përballë kemi disa situata: turma njerëzit në radhë te QKR-ja, biznese të vegjël që të japin faturën tatimore me patjetër dhe .. dyqane të mbyllura!

Po të shkosh nga ora 9.00-15.00 në tregun e veshjeve me pakicë në kryeqytet, që të gjithë e njohim si “Tregu Çam” do të vërehet se thuajse gjysma e dyqaneve janë të mbyllura, qepeni i të cilave besohet se do të shihet gjatë mbyllur, në varësi të asaj që të gjithë shitësit pohojnë: kontrolle të shumta.
Pasi blen një produkt, në një ndër dyqanet që prej vitesh e ke frekuentuar, shitësja papritur sot të jep një fature tatimore, madje edhe me buzëqeshje. Kur e pyet “Me faturë sot?!”, ajo ta kthen: “Sot, edhe mot”.

Një tjetër ndryshim që has në këtë rrugë sot, është që të duket më e madhe. Kjo, pasi një sërë tregtarësh të pak sendeve në numër, me një tavolinë modeste në rrugë, duket se janë larguar.
Tregtarët pohojnë që edhe vetë blerësit nuk janë mësuar me marrjen e faturës tatimore. “Me aq pak shitje sa kam pasur sot, blerësit u habiten kur u dhashë kuponin. U thash: tani duhet”- pohon një shitëse e rrobave për fëmijë.

Cam 1Ndërsa të tjerë dyqane, më shumë produkte pohojnë se kanë qenë të pajisur me kasë fiskale edhe më parë dhe që gjithmonë ua jepnin blerësve të tyre.
Në fillim të kësaj rruge, ka edhe shitës me tavolina me rroba, “fqinjët” e të cilëve pohuan me zë të ulët se, kur erdhi kontrolli, ata nuk ishin. Ata mbase, në këtë mesditë, ishin të vetmit që rezultuan “ende pa kasë fiskale”.

Një tjetër çështje që tregtarët pohuan sot ishte se, kundrejt faktit që fitimet i kanë të ulëta, duhet patjetër të zbatonin këtë “urdhër”, ndryshe nuk do të ishin në gjendje të përballeshin me gjobat apo më keq akoma, konfiskimin e mallit.

Në një dyqan veshjesh dhe këpucësh thuajse në fund të kësaj rruge, tregtarët, pjesë e të njëjtës familje pohuan që mezi arrijnë të nxjerrin fitime për të mbajtur familjen, teksa puna ka rënë dhe xhirot janë të pakta. Ata thanë se shkojnë gjithnjë e më rrallë për furnizim jashtë dhe preferojnë tashmë, “të detyruar” nga realiteti që të mbajnë më pak mall, të shesin më pak dhe respektojnë ato që u kërkohet..kasa fiskale.

Cam 2“Kemi qenë më herët të regjistruar, që kur nisëm të tregtonin, por për kasën nuk na u tha më parë kur bëheshin kontrolle. Atëherë më tepër “nxirrnin jashtë loje” shitësit që s’kishin të drejtë tregtimi, ata që rrinin në cepa. Na u tha për kasën, tani do e mbajmë – ç’të bëjmë…” – shprehen ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button