Te ndryshme

Vidhet në Qipro një pikturë e Degas-it që kushton gjashtë milionë euro

balerinaNjë pikturë e Edgar Degas që vlerësohet rreth gjashtë milionë euro iu vodh një koleksionisti privat në Qipro, njoftoi sot policia, që deri tani ka arrestuar një të dyshuar dhe po kërkon të tjerë.

E titulluar “Kërcimtarja që rregullon pupën e saj”, vepra u vodh dje në shtëpinë qipriote të 70 vjeçarit. Kjo pikturë është 61 centimetra me 47.

Përveç pikturës u vodhën edhe shtatë ora floriri dhe tre dylbi për opera që ishin gjithashtu floriri, me një vlerë prej 157 mijë euro.

Sipas informacioneve në dispozicion, bëhet fjalë për pikturën më të shtrenjtë të vjedhur ndonjëherë në Qipro, ku këto lloj vjedhjesh janë të rralla.

Policia theksoi se ka ndaluar një qipriot 44 vjeç dhe kërkon dy të dyshuar të tjerë, një afrikanojugor dhe një rus. Tre personat e njihnin paraprakisht viktimën.

Edgar Degas është një piktor dhe skulptor francez (1834-1917) i konsideruar si një nga figurat kryesore të impresionizmit. Shumica e veprave të tij ka në qendër balerinat, nën kënde dhe poza të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button