Ekonomia

Vjedhja e energjisë, Rama paralajmëron: 5 ditë kohë për ata që nuk duan burg

Rrjet-energjitikVetëm 5 ditë kohë atyre që vjedhin energjinë për të shkëputur lidhjet e jashtëligjshme.

Ky është paralajmërimi që vjen nga Kryeministri Edi Rama, pas disa arrestimesh të kryera nga Policia e Shtetit për vjedhje të energjisë elektrike.

Në një postim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se “u mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes se energjisë. 5 ditë kohë për ke s’do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan”.

Edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se  nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që vjedhin energjinë. “Ka ardhur momenti që njerëzit të përfundojnë në burg për vjedhjen e energjisë. Flas për biznese që vjedhin energjinë, nxjerrin fitim dhe nuk e paguajnë atë. Nuk po flas për debitorët sepse nganjëherë ngatërrohet, debitorët janë një çështje civile”, është shprehur ministri gjatë një takimi, disa ditë më parë në Kukës me strukturat e OSHEE-së në rajonet e veriut.

Sipas tij, gati 20% e energjisë elektrike është vjedhje e pastër dhe pjesa tjetër rreth 20% është humbje teknike për shkak të mungesës së investimeve prej shumë vitesh.

Dhe pikërisht, për të ulur nivelin e humbjeve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë mes projekteve financuar nga Banka Botërore, synon plotësimin me matësa të te gjithë konsumatorëve dhe eliminimin e faturimit aforfe.

Burime të MEI-t kanë bërë të ditur  për ATSH-në, se po negociohet paketa më e rëndësishme financiare prej 150 milionë USD miratuar nga Banka Botërore, me qëllim që rreth 100 milionë USD të shkojnë në sektorin e shpërndarjes. Këtij sektori do t’i shtohen edhe 50 milionë USD të tjera nga dy institucione ndërkombëtare, me qëllim që të bëhet një sektor i qëndrueshëm shpërndarja e energjisë.

Ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri, u shpreh së fundi në Kuvend se “synojmë uljen e humbjeve duke futur investimet në sistemin e matjes me teknologji të reja, mes të cilave aplikimi i vendosjes së çmimeve në pik dhe çmimet e natës, kur energjia është kudo më e lirë”. Në periudhën 2012-2013 arriti në 200 mijë numri i konsumatorëve që konsumonin energji pa pasur matësa dhe për pasojë, u shënua nivel i lartë i humbjeve të energjisë.

Investimet në sektorin energjitik, sidomos në pjesën e shpërndarjes, kanë qenë minimale, pasi përveç disa investimeve që u bënë menjëherë pas privatizimit në 2010-2011, më pas u ndërprenë. Sot kompania e shpërndarjes OSHEE është 100% me aksione shtetërore pas mbylljes së procesit me CEZ-in çek.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button