Moda

Vjeshta me thekë

vjeshta-me-thek-euml_hdSfilatat më të famshme me këtë motiv mbajnë emrat e Calvin Klein, Emilio Pucci dhe Miu Miu. Fustanet, fundet, bluzat, xhupat dhe palltot janë veshjet, në të cilat janë përshtatur fillimisht thekët.

Por nuk mund të qëndronin pas aksesorët si çanta me thekë, e cila vjen në versione nga më të ndryshmet dhe më të preferuarat.

Fustani
Preferohen ngjyrat dhe dizajnet e kafshëve si leopardi, deveja, zebra apo gjarpri. Fustanet e stampuara me kafshë të sigurojnë në çdo periudhë të ditës një veshje me stil.

Çanta
Janë të të gjitha ngjyrave dhe përmasave. Ndonjëherë vijnë edhe me forma të çuditshme. Modelet që bien më shumë në sy janë çantat nga Micheal Kors dhe Prada.

Shalli
Shall i gjatë me thekë, me të cilin mund të mbështillesh, por edhe shaje më të shkurtër duke i përshtatur me veshjen.

Pelerina
Revistaslass shkruan se pelerina është ndër më të pëlqyerat e sezonit. Mund të jenë të gjata, të shkurtra, me ngjyra të forta, njëngjyrëshe apo me printe. Pelerina të dhuron joshje të të gjitha stileve.

Xhupi
Ideale është pamja që të siguron gjatë ditës një xhup i tillë me thekë, në versionin “urban style”.

Fundi
Një mini i zi lëkure me thekë, kombinuar me xhup lëkure të kuq ose edhe me ngjyra të tjera të forta, nuk mund të të zhgënjejnë këtë mbrëmje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button