Kronika

Vlorë, sekuestro një kullote prej 85 mijë metrash katrorë

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro në një kullotë rreth 85 mijë metra katrorë në zonën e Palasës, në Bashkinë Himarë, pasi u është njohur dhe kthyer si pronë disa shtetasve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), në bazë të dokumentave të fallsifikuara.

Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës, pas kallëzimit të AKKP-së të dorëzuar në vitin 2014 për “fallsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”, ndër të tjera, është konstatuar se Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën tip kullotë në favor të trashëgimtarëve të shtetasit V.B.

Nga hetimi i Prokurorisë së Vlorës ka rezultuar se dokumentat e përdorur nga të interesuarit për njohjen e pronësisë mbi këtë pronë janë të fallsifikuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button