Ekonomia

Vlorë, shpërndahen pensionet e para sipas skemës së re, Rama: Reforma u bë realitet

Kryeministri Edi Rama, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj dhe drejtoresha e ISSH-së, Vjollca Braho ishin sot në Vlorë, ku u shpërndanë pensionet e para sipas skemës së re që ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2015.

pensionistiShefi i qeverisë theksoi se reforma e pensioneve u bë realitet në një kohë të shkurtër, ashtu sikurse premtoi mazhoranca. Kryeministri Rama e konsideroi një moment me rëndësi aplikimin e skemës së re të pensioneve, ndërsa kujtoi se qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë pensionin social në rast se nuk plotësojnë kushtet.

Ndërkohë ministri Veliaj theksoi se rreth 93.302 persona janë shtuar në listën e sigurimeve shoqërore. Sipas ministrit, skema e aplikuar më parë ishte e falimentuar, ndërsa tashmë do të kemi një bilanc pozitiv për pensionistët shqiptarë.

Nga ana e saj, drejtoresha e ISSH-së bëri të ditur se në Vlorë është tejkaluar plani i të ardhurave me 561 milionë lekë. Zonja Braho theksoi se ISSH-ja ka rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button