Bota

Vritet shefi ushtarak i Al-Nusras

Komandanti ushtarak i Al-Nusras, grup i lidhur me rrjetin terrorist të Al-Kaedës, është vrarë në një sulm ajror në veri të Sirisë.

SIRIA_(f)_0118_-_Al-Nousra_2_(600_x_331)”Abu Hamam al-Shami dhe drejtues të tjerë të lartë të Al-Nusras ishin marrë në shënjestër nga avionë luftarakë gjatë një takimi të tyre në provincën veriore siriane të Idlibit”, tha sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

”Nuk dihet ende nëse sulmi është kryer nga regjimi sirian apo koalicionin nën drejtimin amerikan”, tha kjo organizatë.

Website-t xhihadiste e konfirmuan vdekjen e Al-Shamit dhe tre anëtarëve të tjerë të rëndësishëm të Al-Nusras.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button