roze

Xhirimet e ‘Daddy’s Home’

ferrell-wahlberg-filmiMark Wahlberg dhe Will Ferrell i janë rikthyer xhirimeve së bashku. Dy aktorët e famshëm janë parë duke punuar për filmin e tyre të ri me titull ‘Daddy’s Home’ në Nju Orlins (SHBA).

Në këtë film 47-vjeçari Ferrell interpreton një burrë që bëhet njerk i dy fëmijëve, por përpjekjet e tij për t’u treguar një njerk i mirë pengohen nga babai i vërtetë i fëmijëve, i interpretuar nga 43-vjeçari Ëahlberg.

Në një nga skenat, i veshur me një xhaketë motoristi, Wahlberg shihet duke rregulluar flokët e Ferrell, i cili ka veshur një kostum serioz të shoqëruar me kollare.

Filmi do të prodhohet nga Paramount Pictures dhe Granite Pictures. Regjisor i tij është Sean Anders.

Will Ferrell dhe Mark Wahlberg kanë patur më parë një bashkëpunim shumë të suksesshëm në filmin komedi të vitit 2010 ‘The Other Guys’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button