Kronika

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë “Cane rrezikon deri 11 vjet burg”

Prokuroria e Sarandës kërkon masën e sigurisë arrest me burg, ndaj ish-aktivistit të Partisë Socialiste Agron Cane, i akuzuar për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

cane

Televizioni A1 Report ka mundur të sigurojë të plotë deklaratën e Prokurorisë lidhur me kërkesën e masës së sigurisë ndaj Canes, e cila do të paraqitet ditën e nesërme në seancën gjyqësore ndaj tij. 

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ish-aktivisti i Partisë Socialiste akzuohet për veprat penale “Ngacmim seksual” seksual’’parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe ’ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” ’parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Sipas Kodit penal, lidhur me veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, personat e akuzuar dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. Ndërsa lidhur me akuzën e ngacmimit seksual, Kodi Penal parashikon një dënim me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kështu, Agron Cane rrezikon deri në 11 vjet burgim lidhur me dy akuzat e mësipërme, parashikuar në Kodin Penal.

Po sipas Prokurorisë, ndaj Canes ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se i dyshuari ka kryer një nga veprat e mësipërme penale, dhe siç thekson organi i akuzës, kjo e vërtetuar me procesverbalet e marrjes së provës materiale, procesverbalet e kallëzimit te veprës penale, procesverbalet e deklarimit të së dëmtuarës dhe akte të tjera të cilat nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit.
 
Agron Cane, 60 vjeç, ish-aktivist i Zyrës së deputetit socialist Koço Kokëdhima ne Sarandë, akuzohet se i ka kërkuar favore seksuale, denoncueses E.G dhe vajzës së saj 14 vjeçare, në këmbim të një vendi pune.

PDF – Pretenca e plotë e Prokurorisë së Sarandës ndaj Agron Canes

Prokuroria nuk e ka ende videon shtyhet seanca për Agron Canen
Shtyhet për të martën seanca e masës së arrestit për Agron Canen, i cili akuzohet se kishte marrë përsipër të ushtron ndikim të paligjshëm për marrjen në punë të një qytetareje në Sarandë në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me vajzën e saj të mitur 14 vjeç.
 
Seanca e masës së arrestit do të kryhet në gjykatën e rrethit Sarandë, ndërsa Cane ndodhet i siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit të këtij qyteti.
 
Shoqërimi është kryer mesnatën e të premtes duke u gdhirë e shtuna, ndërsa procedurat e lejonin shtyrjen e seancës për në orët e paradites së të martës.
 
Burimet pranë prokurorisë së rrethit thanë se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosposedimi i videos së regjistruar dhe të publikuar në media të këtij megaskandali seksual, në një kohë që një ditë më parë burime policore thanë se kishin marrë në posedim këtë video nga gazetarët madje siguruan edhe një regjistrim tjetër të kryer nga policia ku faktoheshin akuzat ndaj Canes.
 
Masa e arrestit me burg që pritet të kërkohet nga prokuroria në seancën e të martës në gjykatë është kundërshtuar nga avokati mbrojtës si e jashtëligjshme, për faktin se në përgjim nuk ka elementë të veprës penale dhe se vetë përgjimi është i jashtëligjshëm përsa kohë nuk është kryer konform rregullave ligjore.

 
Ja çfarë thonë Neni 245/1 dhe Neni 108/a kodi penal
 
Neni 245/1
 
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)
 
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në
një milion lekë.
 
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 108/a
Ngacmimi seksual
Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button