Rajoni

Zbulohet një dysheme e mbushur me mozaik në një varr antik të mistershëm

ee316-498x350Një dysheme e mbushur plotë me mozaik u zbulua sot në të hyrë të mistershmit varr më të madh antik të zbuluar ndonjëherë në Greqi, në Amphipolis në rajonin e Maqedonisë (veri të vendit), njoftoi sot Ministria e Kulturës.

“Pasi u hoq muri që bllokonte hyrjen në këtë varr, një kat plot me mozaik u zbulua, i përbër nga forma katrore dhe drejtkëndore si dhe e rrethuar nga rombe në gjyrë të bardhë dhe të zezë”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga Ministria.

Sipas Ministrisë, punimet vazhdojnë për të pastruar pjesën e brendshme të varrit dhe për të lehtësuar hyrjen në të.

Po bëhet rreth dy javë që është shpallur zbulimi i një varri gjigant, me një hyrje të gjatë 497 metra që daton në epokën helenike të Aleksandrit të Madh, 330 dhe 300 para krishtit, që tashmë ka ngjallur teori nga më të ndryshme mbi këtë varr që ndodhet 600 kilometra në verilindje të Athins.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button