Kosova

Zhbllokohet njëra korsi e magjistrales Han i Elezit – Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas orës 19 të ditës së sotme ia kanë dalë që të pastrojnë njërën korsi të magjistrales Han i Elezit – Kaçanik nga dheu i shembur dhe si rrjedhojë, qarkullimi i automjeteve ka nisur të zhvillohet pa probleme në këtë aks.rruge

“Ju njoftoj se nga ora19:20, njëra korsi është pastruar nga dheu i shembur dhe tani qarkullimi i automjeteve po zhvillohet në një korsi ndërsa për këtë po kujdesen njësitet policore të trafikut”, ka bërë me dije toger Agim Gashi.


Vazhdon të jetë e pakalueshme magjistralja Han i Elezit – Kaçanik

Magjistralja Han i Elezit – Kaçanik vazhdon të jetë e pakalueshme për automjete nga të dyja korsitë.

Kjo për shkak të shembjes së dheut që ka ndodhur ditë më parë si pasojë e të reshurave atmosferike.

Këtë e ka konfirmuar Toger Agim Gashi, i cili ka thënë se “rruga magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, për shkak të shembjes së dheut është e pakalueshme në të dy korsitë, raporton Koha.net.

“Ekipet po punojnë në hapjen e rrugës”, ka thënë më tej Gashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button