Kronika

Zyrtarët që fshehin pasuritë në Kosovë, ILDKP pakt për ti kontrolluar

ganajInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të ketë të drejtë të kontrollojë pasuritë që fshehin në Kosovë zyrtaret shqiptarë. Marrëveshja u arrit sot mes kreut të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni.
“Palët ranë dakort që në mënyre periodike të shkëmbenin informacion ndërmjet tyre për shtetasit shqiptarë që disponojnë pasuri të formave të ndryshme në Kosovë, pasuri që mund të jetë në emër të tyre apo dhe të familjarëve të tyre. Gjithashtu edhe Inspektorati i Lartë do të vërë në dispozicion të Agjencisë informacion mbi shtetasit kosovarë, subjekt të ligjit për deklarimin e pasurisë, të cilët në emër të tyre, por jo vetëm, zotërojnë pasuri në Shqipëri”, thuhet në njoftimin për shtyp të ILDKP-së.
Një tjetër pikë e marrëveshjes mes dy institucioneve është kontrolli i zyrtarëve shqiptarë që zgjedhin aeroportin e Prishtinës për të kaluar në vendet e BE-së, duke fshehur në këtë mënyrë shpenzimet që bëjnë. Sipas njoftimit zyrtar shmangia e detyrimeve ligjore nga zyrtarët do jetë prioritet i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës.
“Një problematikë tjetër që u prezantua si shqetësim nga palët, dhe për të cilën palët do të bashkëpunojnë intensivisht në të ardhmen, është dhe fakti që zyrtarë të cilët mbartin detyrimin për deklarim, me qëllim fshehjen dhe mosdeklarimin e shpenzimeve të kryera përtej pragut ligjor, përdorin aeroportin e Prishtinës për udhëtime në vende të ndryshme të botës”, vijon njoftimi për shtyp.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button