🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,935 ▲0.71%
DOW 48,439 ▲0.46%
NASDAQ 23,457 ▲1.18%
NAFTA 93.92 ▼5.21%
ARI 4,818 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,739 ▲ +3.88% ETH $2,342 ▲ +5.46% XRP $1.3707 ▲ +2.38% SOL $85.5900 ▲ +2.89%
S&P 500 6,935 ▲0.71 % DOW 48,439 ▲0.46 % NASDAQ 23,457 ▲1.18 % NAFTA 93.92 ▼5.21 % ARI 4,818 ▲1.07 % S&P 500 6,935 ▲0.71 % DOW 48,439 ▲0.46 % NASDAQ 23,457 ▲1.18 % NAFTA 93.92 ▼5.21 % ARI 4,818 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

1 milionë shqiptarë, opinion pozitiv për Enver Hoxhën

Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh i publikuar ditët e fundit nga zyra e OSBE-së në Tiranë, rezultonte se 45% e shqiptarëve mbi moshën 16 vjeç mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë.

E përkthyer në numër banorësh, kjo përqindje na tregon se rreth 1 milionë shqiptarë të kësaj moshe që banojnë ne Shqipëri kanë opinion pozitiv për ish-diktatorin komunist (ndërsa rreth 300 mijë kanë opinion asnjanës).

Ndër 1 milionë personat që mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë, rreth 250 mijë janë në moshën 16-35 vjeç, rreth 350 mijë janë në moshën 36-55 vjeç, dhe rreth 400 mijë janë mbi moshën 55 vjeç.

Në pyetësorin e përdorur për këtë sondazh, nuk kishte një pyetje se për cilën parti kishin votuar të anketuarit në zgjedhjet e fundit parlamentare, por ndoshta nuk është rastësi që pikërisht 1 milionë shqiptarë votuan në ato zgjedhje për koalicionin që kryesohej nga pasardhësja e Partisë së Punës (kuptohet që përputhja këtu nuk mund të jetë e plotë për të gjithë votuesit e koalicionit fitues).

Siç duket, opinioni ndaj Enver Hoxhës, edhe 31 vjet pas vdekjes se tij, vazhdon të mbetet letra e lakmusit që përcakton pak a shumë nëse një votues është i prirur të votojë “majtas” apo “djathtas”.

Për çështje të tjera të së shkuarës, ndarja nuk duket se bëhet me një thikë politike.

Kështu, sipas sondazhit, rreth 2 milionë shqiptarë të rritur (nga 2.225 milionë që banojnë në Shqipëri) mendojnë se jeta ishte më e sigurtë në regjimin e Enver Hoxhës; rreth 1.9 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më shumë mundësi punësimi në atë kohë; rreth 1.85 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se arsimi ishte më mirë në atë kohë; dhe rreth 1.75 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më pak korrupsion në kohën e komunizmit, krahasuar me sot.

Nga ana tjetër, sipas sondazhit, vetëm 100 mijë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më shumë liri shprehje në atë kohë se sa sot, dhe vetëm 550 mijë mendojnë se jeta ishte NË PËRGJITHËSI më e mirë atëherë.

1 Koment

  • shqip 09 December 2016, 12:42

    Enver hoxha ishte nje pleh shqipetar sikopeja e Sali berishes,fatos nano,,ilir meta dhe plehrat e PD

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.